Lajme Shqip Monday, 17 August 2015 14:55

Serbia do të blejë dy Mi-17V-5S për 23.5 milionë dollarë, ndërsa në çmim do të përfshihen edhe trajnimi dhe disa pajisje shtesë

Ministria e Mbrojtjes së Serbisë së shpejti do të blejë dy helikopterë për Forcat Ajrore. Duke cituar burimet e saj pranë kësaj ministrie, “Blic” ka shkruar se oferta ruse ishte më e mirë se të gjitha të tjerat.

Serbia do të blejë dy Mi-17V-5S për 23.5 milionë dollarë, ndërsa në çmim do të përfshihen edhe trajnimi dhe disa pajisje shtesë.

Vizita e ministrit të Mbrojtjes serb, Bratislav Gasiç ditën e diel në Rusi, mendohet se ka qenë për të mbyllur marrëveshjen me “Avia League”, kompaninë private së cilës do t’ia blejë helikopterët.

Ai gjithashtu, në takimin me homologun rus, Sergei Shoigu i ka kërkuar këtij të fundit që të ndikojë në mënyrë që helikopterët të shkojnë sa më shpejtë në Serbi.

Mendohet se deri në fund të këtij viti, Serbia do të pranojë të dy mjetet nga rusët.