Lajme Shqip Wednesday, 21 August 2013 17:51

Beograd – Zbulimet e CIA-s se Josip Broz Tito nuk ishte me origjinë jugosllave, kanë bërë që Serbia të reagojë.
Historianë e gjuhëtarë serbë, thonë se nuk ka prova për të mbështetur pohimin e shërbimit amerikan CIA, se Josip Broz Tito nuk ishte me origjinë jugosllave.
Historianët thonë se nuk do të merren me analizën gjuhësore e as historike, por, siç thonë ata, kjo mund të shpjegohet nga qëndrimi i gjatë në vende të ndryshme dhe të mësuarit e gjuhëve të ndryshme, dhe kjo bënë që CIA mund të mendojë se Tito nuk ka qenë kroat, e as me prejardhje jugosllave.
Ata thonë se Tito kishte dialekt kroat, e cila gjuhë më shumë i ngjanë gjuhës sllovene, dhe se nëna e tij ishte sllovene, raporton Zëri.
Historianët thonë se Tito ka jetuar gjatë jashtë vendit, dhe ndoshta periudha më e rëndësishme e formimit të dialektit të tij ishte pikërisht periudha e Luftës së Parë Botërore dhe në periudhën midis dy luftërave, duke shtuar se Tito kurrë nuk e ka përfunduar plotësisht shkollimin e tij, dhe këtu mund të ketë keqkuptime.