Lajme Shqip Tuesday, 07 May 2013 09:58

Beograd – Serbia ka në plan të blejë gjuajtës rusë të modelit “MiG-29M2” (russ. “МиГ-29М2”), njoftoi Ministri i Mbrojtjes i Serbisë, Aleksandër Vuçiç. Disa pilotë serbë tashmë po trajnohen për pilotimin e këtyre avionëve.

Ministri tha se “MiG-ët” ka të ngjarë të merren në formë kredie. Numri i gjuajtësve dhe variantet e armatimit të tyre do të varen nga përmasat e kredisë. Më parë ishte njoftuar se Ministria serbe e Mbrojtjes dëshironte të blinte 6 gjuajtës, transmeton “Koha”.

Serbia gjithashtu planifikon të blejë dy radarë. Sipas fjalëve të Ministrit, vendi nuk dëshiron të marrë pjesë në luftëra apo të kërcënojë ndokënd, por nga ana tjetër dëshiron të jetë në gjendje të mbrojë hapësirën e vet ajrore.