Lajme Shqip Wednesday, 23 March 2011 19:18

Beograd – Katër persona humbën jetën, ndërsa disa të tjerë janë lënduar, sot gjatë shpërthimit të një bombe në pjesën qendrore të Serbisë.

Mjeti shpërthyes është aktivizuar nga një burrë gjatë kohës së zënkave familjare me bashkëshorten e tij në stacionin e autobusëve në Duboka, në 130 kilometra në juglindje nga Beogradi.

Kur njerëzit, të cilët prisnin në stacionin e autobusëve, tentuan t’i ndihmojnë gruas, burri e nxori dhe e aktivizoi bombën, me ç’rast humbën jetën çifti dhe dy kalimtarë të rastit.