Lajme Shqip Tuesday, 15 November 2011 11:26

Agjencitë e lajmeve të Beogradit citojnë sot deklaratën e drejtorit të Entit  Republikan Statistikor, Dragan Vukmiroviq, sipas të cilit Serbia ka 7.120.66 banorë, që janë 377 mijë mëmë pak se në vitin 2002.

Sipas pohimeve të tij, arsye themelore e këtij “bilanci” është rënia e shtimit natyror të popullsisë. Por ai nuk ka hezituar të përmend edhe bojkotin e regjistrimit nga shqiptarët në Luginën e Preshevës si dhe largimin e një numri banorësh nga Serbia.

Në gati 50 për qind të komunave numri i banorëve është zvogëluar për rreth 10 për qind, sidomos në pjesën lindore të Serbisë, duke filluar nga Banati dhe teposhtë në Klladovë e Majdanpek.