Lajme Shqip Wednesday, 19 September 2012 14:41

Beograd – Njëmbëdhjetë pjesëtarë të ashtuquajturit “Grupi i Gjilanit” janë dënuar sot në Beograd me 116 vjet burg për shkak të “krimeve ndaj serbëve dhe popullsisë joshqiptare në vitin 1999”, raporton B92. Pesë të dyshimtë janë liruar.

Aktgjykimi u s shpall Gjykatës supreme për krime lufte.

Prokuroria për krime lufte i ka akuzuar 17 shqiptarë të Luginës së Preshevës, që sipas prokurorisë serbe ishin pjesë të UÇK-së, se i kanë “maltretuar deri në vdekje së paku 80 persona, ku 34 prej tyre rezultojnë të zhdukur, kurse se paku 153 janë marrë në pyetje, janë torturuar e më pas janë liruar”.

Në fjalën përfundimtar të akuzuarit dhe avokatët mbrojtës kanë kërkuar të lirohen duhet theksuar se dëshmia e dëshmitarit të mbrojtur “Bozhur 50” nuk është e vërtetë.

“Nuk dihet numri i saktë i civilëve të vrarë, e as identiteti i tyre, nuk dihen as kryerësit, vendi, koha dhe mënyra e vrasjeve”, ka thënë mbrojtja.

Gjykimi i “Grupit të Gjilanit” nga të cilët shtatë janë në “arrati”, është unifikuar me vendimin e gjykatës në mars të këtij viti.

Aktakuza e prokurorisë e 11 gushtit të vitit 2009 i ngarkon Shemsi Nuhium, Nazif dhe Ahmet Hasanin, Faton, Samet dhe Ferat Hajdarin, Kamber Sahitin Selim Sadikun, Agush Memishin dhe Burim Fazliun, se nga qershori deri në dhjetor të vitit 1999 “i kanë torturuar deri në vdekje 80 persona”.

Procedura në mungese zhvillohet kundër: Fazli Hajdarit, Rexhep Alisë, Shaqir Shaqirit, Shefket Musliu, Sadik Alijat, Idriz Alijat dhe Ramadan Halimit. (LajmeShqip.com)