Lajme Shqip Lajme Shqip Friday, 10 May 2013 09:01

Beograd, Serbët e veriut të Kosovës do të mblidhen në Beograd për të protestuar nën moton “Mbetemi në Serbi”. Protesta mbahet në shenjë proteste kundër Marrëveshjes së arritur mes Prishtinës dhe Beogradit.

Është raportuar se protesta do të mbahet në orën 12.44, në shenjë të rezolutës 1244 të Këshillit të Sigurimit të OKB-së.

Në miting do të marrin pjesë edhe përfaqësues të Kishës Ortodokse Serbe.