Lajme Shqip Tuesday, 07 May 2013 16:06

Beograd – Ka përfunduar takimi dy orësh i delegacionit të serbëve të Kosovës me krerët e shtetit serb në lidhje me marrëveshjen e arritur mes Prishtinës dhe Beogradit në Bruksel më 19 prill.
Anëtari i delegacionit, Jovica Badurica, ka thënë pas takimit se mbledhja ka përafruar qëndrimet e palëve mirëpo sipas tij, çështja do të konkretizohet më shumë pas takimit të zëvendëskryeministrit Vuçiq në veri.
“Kemi disa kundërshtime në lidhje me implementimin, mirëpo kësaj radhe kemi qenë më afër me ide. Vendimet dhe detajet tjera, do të jepen pas vizitës së Vuçiqit në veri më 12 maj”, citohet të ketë thënë ai nga Tanjug.