Lajme Shqip Saturday, 11 May 2013 14:35

Beograd – Përfaqësues të serbëve të Kosovës dhe disa klerikë të lartë të Kishës Ortodokse Serbe, dje e kanë akuzuar qeverinë e Serbisë për tradhti dhe kanë prorositur se nuk ka marrëveshje për “tradhtinë ndaj Kosovës, por vetëm për mbrojtjen e saj”.
Në tubimin e organizuar në Sheshin e Republikës në Beograd janë mbledhur afro 3500 njerëz.
Kleriku Atanasije tha se “Daçiqi thotë se është për politikë reale në tokë e jo për atë hyjnore, kështu ka folur edhe ish kryeministri Gjingjiq, ndërsa si ka përfunduar le ta gjykoj Zoti”.
Nga ana tjetër, kryeministri i Serbisë, Ivica Daçiqi, duke reaguar ndaj disa folësve në këtë tubim, tha se ky ishte një gjest i pazakonshëm dhe krejtësisht jopërkatës ndaj shtetit, në të cilin kisha dhe pushteti kanë detyra krejtësisht të ndara.
“Ndonjëherë me të vërtetë pyetem se me çka e ka merituar Zoti ynë i dashur, që njerëz të këtillë ta përfaqësojnë në Tokë”, tha Daçiq.
Ndaj deklaratave të klerikëve Amfilohije dhe Atanasije u distancua edhe Patriarku i Kishës Orotodokse Serbe, Irinej.