Lajme Shqip Sunday, 02 December 2012 09:00

Nish –  Në gjysmëlojën e dytë, simpatizuesit e ‘Radit’ të Beogradit, “United Force”, sot në Nish kanë djegur flamurin shqiptar dhe atë, siç e quajnë mediet e Serbisë, të Republikës së papranuar të Kosovës.

Ky akt ka ndodhur pas mbylljes me rezultat pa fitues, 1:1, të ndeshjes midis Radniçkit të Nishit dhe Radit të Beogradit.

Veprimin e simpatizuesve të “Radit” e përkrahën të gjithë shikuesit në stadium, shkruajnë mediet e Beogradit. Njëherë ata kallën flamurin kombëtar shqiptar e pastaj edhe atë të Republikës së Kosovës.

Ndërkohë, tifozët e skuadrës vendëse shpaluan transparentin, me të cilin shfaqnin ndjenjat kundruall shqiptarëve dhe Kosovës dhe fqinjëve të tjerë. “Zagrebit, Tiranës posaçërisht Hagës ua shkërdhefshim me listë çdo gjë në pragun e derës”, ishte përmbajtja e një parulle të madhe që mbanin tifozët në tribunën e ekipit futbollistik nga Nishi. (LajmeShqip.com)