Lajme Shqip Wednesday, 22 February 2012 09:20

Dakar – Këngëtari dhe udhëheqësi i opozitës në Senegal, i mirënjohuri, Jusu Ndur është plagosur në këmbë gjatë ditës së djeshme në një demonstratë të paautorizuar në Dakar.

Këngëtari i hitit “7 seconds”, është plagosur në momentin kur turma është shpërndarë, bëjnë të ditur burimet.

Ngjarjen e bëjnë të ditur mbështetësit e tij. “Jusu Ndur u plagos në këmbën e majtë, sipas ekzaminimit të një mjeku, por nuk ka ndërmend ta kthejë incidentin në një çështje shtetërore dhe për këtë arsye nuk do të bëjmë komente të tjera”, ka thënë Çarls Faje, përgjegjësi për lëvizjen “Fekké ma ci boolé”, të krijuar nga vetë këngëtari.