Lajme Shqip Thursday, 05 April 2012 10:29

Këngëtari i njohur senegalez, Yossou Ndour është emëruar Ministër i Kulturës dhe Turizmit në qeverinë e re të vendit afrikan.

Kabineti qeveritar do të udhëhiqet nga Abdolu Mbaye, e dizenjuar nga presidenti i ri Macky Sall, i dalë fitues në zgjedhjet e 25 marsit, ndaj rivalit Abdoulaye Uade.

Ndour, 52 vjeçar, ishte kandidat për të marrë pjesë në zgjedhjet presidenciale, por në fund nuk u pranua.

Që atëherë ai kishte vazhduar betejën kundër presidentit të vjetër Uade, duke mbështetur në fazën e dytë të zgjedhjeve atë që më pas u shpall fitues, Macky Sall.