Lajme Shqip Wednesday, 29 February 2012 11:50

Paris – Parlamenti francez dje i dha dritë të gjelbër Mekanizmit evropian të stabilizimit,  strukturë e përhershme e përbashkët evropiane për financim të vendeve problematike nga eurozona, transmetuan mediat franceze.

Senati francez (Dhoma e lartë e parlamentit francez) dje aprovoi dy marrëveshjet, sipas dispozitave të së cilave në fund Fondi evropian për stabilitet financiar (EFFS) do të zëvendësohet me Mekanizmin evropian të stabilizimit (EMS).

Më 21 shkurt Kuvendi nacional (Dhoma e ulët e Parlamentit), gjithashtu, dha dritë të gjelbër për Mekanizmin evropian të stabilizimit. Nga dy dokumentet, të aprovuar nga Senati, i pari e ndryshon nenin e Marrëveshjes për BE-në, që e aprovon krijimin e një mekanizmi të tillë, ndërsa i dyti i detajon kushtet për punë të mekanizmit.

Dy marrëveshjet, të aprovuara nga Senati, juridikisht janë të ndryshëm nga pakti për stabilitet buxhetor, të arritur ndërmjet 25 vendeve nga BE-ja, që zyrtarisht duhet të nënshkruhet më 1 mars.

Kandidati për president i socialistëve francezë, Fransoa Oland dëshiron që ai rishtazi të kontraktohet.

Por, ndërmjet dy marrëveshjeve dhe paktit ka lidhje të fuqishme, sepse huatë nga Mekanizmi evropian i stabilizimit mund t’u ndahen vetëm vendeve anëtare të paktit.

Njëkohësisht, kjo lidhje i shtyn socialistët të përmbahen nga votimi. Djathtistët i mbështetën dokumentet. Majtistët ishin të ndarë për çështjen. Komunistët nga Fronti i majtë votuan kundër.

Vendimin e socialistëve për t’u përmbajtur nga votimi, kryeministri francez Fransoa Fijon e vlerësoi si “gabim historik”.