Lajme Shqip Thursday, 18 August 2011 21:47

Hanoi – Autoritetet shëndetësore në Vietnam tentojnë të luftojnë me sëmundjen e re viroze të duarve, shputës së këmbës dhe gojës (HFMD), nga e cila gjatë këtij viti humbën jetën 81 fëmijë, ndërsa janë sëmurë mbi 30.000.

“Rreth tre të katërtat e fëmijëve të sëmurë janë më të rinj se tre vjeç”, thotë Gream Harison, përfaqësues i Organizatës Botërore të Shëndetësosë (OBSH) në Vietnam.

HFMD është sëmundje viroze e fëmijëve, e cila shkakton ethe dhe plagë, që u ngjajnë fluskave në gojë. Nuk është e qartë pse këtë vit sëmundja është kaq e shpeshtuar sesa në dy-tre vitet e para, si dhe pse është përhapur në jugun e Vietnamit.

Autoritetet vietnameze shqyrtojnë edhe shpallje eventuale të epidemisë së sëmundjes.