Lajme Shqip Monday, 22 July 2013 11:48

Athinë – Policia greke sekuestron 140 kg marijuanë, në një mjet që vinte nga Shqipëria. Sipas burimeve të policisë, shoferi që drejtonte mjetin nuk iu bind urdhrit të policisë për të ndalur, ndërsa më pas ka braktisur edhe mjetin.

Postblloku i policisë ishte ngritur në Nerjadha për arrestimin e Ilir Kupës në momentin që ka kaluar mjeti në fjalë. Bëhet me dije gjithashtu se policia greke ka mundur të arrestojë drejtuesin greko-egjiptian pak orë më vonë, raporton BW.

30-vjecari e kishte ngarkuar lëndën narkotike në kufi me Shqipërinë.