Lajme Shqip Monday, 28 March 2011 16:45

Athinë – Qeveria e kryeministrit Jorgos Papandreu po përgatitet për t’i zvogëluar pagat e punonjësve në sektorin shtetëror. Kjo është pjesë e masave qeveritare ekonomike për tejkalimin e krizës, kumtuan sot mediat greke.

“Elefterotipia” thotë se krahas pagave do të zvogëlohen edhe programet investuese për ndërmarrjet me kapital shtetëror.

Gazeta “Etnos” kumtoi se kryeministri Papandreu është i vendosur që t’i vazhdojë reformat, ndërsa si pjesë e asaj është edhe ristrukturimi i kabinetit qeveritar, veçanërisht emërimi i tre ministrave të rinj të angazhuar për të ardhurat, për privatizimin dhe për qeverinë elektronike.

“Nëse deri në fund të vitit Greqia nuk përballet me pagesën e borxhit, vendi që në filllim të vitit 2012 do të kërkojë kredi të re nga Fondi evropian për stabilitet financiar”, thekson “Naftemboriki”.