Lajme Shqip Wednesday, 12 August 2015 15:22

Presidenti i Entit Federal për Migrimin dhe Refugjatë të Gjermanisë, Manfred Schmidt, ka publikuar një koment ku thotë se “azilkërkuesit nga Serbia, Bosnjë-Hercegovinë, Kosova, Shqipëria dhe Mali i Zi nuk kanë pothuajse asnjë shans në njohjen e statusit të azilit në Gjermani.

Sipas tij, 99.8 për qind e aplikimeve të azilit nga këto vende refuzohen nga Enti Federal për Migrim dhe Refugjatë”.

Në këtë koment, Schmidt thekson se “Gjermania do t’i kthejë refugjatët e refuzuar nga Ballkani më shpejt se deri më tani”.

Përveç kësaj, Gjermania dëshiron dhe mund të vendosë sanksione për azilkërkuesit e refuzuar, duke ndaluar hyrjen dhe qëndrimin për gjithë vendet e BE-së.

Në Gjermani diskutohet edhe për atë që refugjatët nga Ballkani të marrin shumë më pak para’ se deri tani. /Top Channel/