Lajme Shqip Tuesday, 14 February 2012 19:30

Paris – Presidenti francez Nikolas Sarkozy nesër do të publikojë kandidaturën e tij edhe për një mandat, duke shpresuar se do të arrijë ta mundë kundërkandidatin socialist për shef të shtetit në zgjedhjet e ardhshme në prill, lajmëruan sot burime nga Pallati i Elizesë.

Sarkozy zyrtarisht do ta konfirmojë kandidaturën e tij për president të Francës në lajmet të cilat nesër në mbrëmje do të emitohen në kanalin e parë të televizonit francez, kur do të publikojë dhe atë që ministrja e Ekologjisë, Natali Kosjusko Morize, do të jetë përfaqësuesja e tij në fushatën zgjedhore.

Vetëm dhjetë javë para rrethit të parë të zgjedhjeve presidenciale të 22 prillit, i orientuari djathtist Sarkozy ka ‘ngecur’ nëpër anketa duke luftuar me problemet rreth imazhit dhe ngarkesës të situatës së vështirë ekonomike.