Lajme Shqip Wednesday, 07 March 2012 09:15

Paris – Presidenti i Francës, Nikolas Sarkozy deklaroi se në Francë ka shumë të huaj dhe ai premtoi se nëse do të rizgjidhet president do ta përgjysmojë numrin e emigrantëve.

“Sistemi i integrimit punon gjithnjë e më keq, prandaj kemi shumë të huaj në territor, të cilëve nuk arrijmë dot që t’u japim shtëpi, punë dhe shkollim. Për t’u përmirësuar, integrimi duhet të përgjysmojë numrin e njerëzve, të cilët i pranojmë gjegjësisht prej 180.000 në 100.000 persona në vit”, theksoi Sarkozy.

Të majtët po e akuzojnë Sarkozy-në se po tenton që t’i tërheq votat nga e djathta me tema për integrimin dhe sigurinë, taktika me të cilat është zgjedhur president në vitin 2007.