Sarajevë – Lideri i Bashkësisë Demokratike Kroate (HDZ BeH) Dragan Çoviq deklaroi se në mandatin e ardhshëm si lider i asaj partie, do të kërkojë rindarje territoriale të Bosnjës dhe Hercegovinës, por konfirmon se RS nuk do të rrezikohet.
“Për pozitën e RS nuk do të vendosë askush, as në Mostar, e as në Sarajevë, dhe derisa ekziston qëndrim i qartë i popullit serb dhe përfaqësueseve politikë serbe, askush nuk mund ta rrezikoj RS-në dhe kjo është masë, pa dallim për atë se kush çfarë mendon”, deklaroi Çoviq në intervistën për “Nezavisne Novine”.
Ai beson se populli kroat patjetër duhet të ketë barazi territoriale në BeH.
“Kjo që po na ndodh në nivel të Federatës BeH, dhe tani edhe në Bosnjën e Mesme, qartë tregojnë se ka të tillë që mendojnë se jeta politike mundet të organizohet në tërësi pa popullin kroat”, thotë ai.
Sipas tij, organizimi i tillë dyetnik i BeH, për popullin kroat është i papranueshëm dhe i paqëndrueshm.
“Gjithsesi se duhet të ndryshohet modeli i organizmit të shtetit kur në Kryesinë e kroatëve nuk ka asnjë anëtar, ndërsa boshnjakët kanë dy… Ne propozojmë katër njësi territoriale me seli në Sarajevë, Banjalukë, Tuzla dhe Mostar, dhe ky është drejtimi ynë i veprimit”, theksoi Çoviq.