Sarajevë – Anëtari kroat i Presidencës së Bosnjës e Hercegovinës, Zhelko Komshiq, prej sot do të kryesojë me këtë trup.
Detyrën e kryesuesit, Komshqi e mori nga anëtari serb i Presidencës së BeH-së, Nebojsha Radmanoviq.
“Nga e diela, kryesues me Presidencën e BeH-së, në bazë të rotacionit, gjatë tetë muajve të ardhshëm e mori anëtari i Presidencës së BeH-së nga radhët e popullit kroat, Zhelko Komshiq”, është kumtuar nga Presidenca e BeH-së.
Pas tetë muajve, këtë funksion do ta merr anëtari boshnjak i Presdiencës së BeH-së Bakir Izetbegoviq.