Lajme Shqip Friday, 06 May 2011 16:27

Sarajevë – Përfaqësuesi i lartë në BeH, Valentin Incko dha afat prej shtatë ditë të shfuqizohet vendimi për shpalljen e referendumit në Republikën Serbe ose ai do ta shfuqizojë referendumin.

Ambasadori i Turqisë në BeH Vefahan Oçak deklaroi se të gjithë këto ngjarje mund të shkaktojnë tronditje të reja në këtë shtet. Afati prej shtatë ditë hyri në fuqi të mërkurën dhe për këtë janë të informuar ambasadorët e forcave botërore.

“Kjo është mundësi për ndërmjetësim”, deklaroi Oçak.

Presidenti i RS-së, Millorad Dodik planifikon mbajtjen e e referendumit për atë se nëse mbështeten ligjet e imponuara të përfaqësuesit të lartë në BeH për Gjyqin dhe Prokurorinë në BeH dhe verifikimin e tyre jokushtetues në Parlamentin e BeH-së.

Incko thotë se referendumi në nivel të entiteteve për kompetencë të shtetit është i papranuehsëm dhe me këtë rrezikohet marrëveshja paqesore e vitit 1995. Pritet që Incko t’a informojë KB-në gjatë javës së ardhshme për “krizën e keqe në BeH nga fundi i luftës”, pohojnë përfaqësues boshnjakë.

Nga GNK-ja thonë se BE-ja dhe SHBA-ja duhet të involvohen për shkak se nuk kanë fuqi ta ndërprerjnë vendimin e Dodikit.

“Madje, rezultatet nga referendumi janë joobliguese. Kanë fuqi aq sa edhe një hulumtim i thjeshtë i mendimit publik”, thotë Sreqko Latal nga GNK-ja.

Ai shtoi se referendumi duhet të injorohet për shkak se jehona do të jetë shumë e vogël. Në RS vendosën të shpallin referendum me pohimin se Gjyqi dhe Prokuroria e BeH-së janë joobjektivë dhe për krime lufte në BeH dënojnë vetëm serbë.