Lajme Shqip Wednesday, 06 July 2011 08:59

Sarajevë – Presidenti i Serbisë Boris Tadiq, sot arrin për vizitë të parë zyrtare në Bosnjë e Hercegovinë, në suaza të së cilës do të bisedojë me udhëheqësit në Sarajevë për bashkëpunimin bilateral dhe integrimin evropian.

Nikoqir të presidentit serb do të jenë tre anëtarët e presidencës boshnjake, me të cilën tani kryeson anëtari serb Nebojsha Radmanoviq. Autoritetet në Sarajevë nga bisedat presin përparim në të gjitha çështjet e hapura, që do të ketë kontribut edhe ndaj bashkëpunimit rajonal.

Ministri i Bosnjës i Punëve të Jashtme, Sven Alkalaj theksoi se vizita e Tadiqit është shumë me rëndësi dhe se Sarajeva pret bisedë të sinqertë dhe miqësore.

Tadiq bisedonte me anëtarët e presidencës të BeH-së më 26 korrik në qytetin serb Karagjorgjevo. Në takimin në të cilin merrte pjesë edhe presidenti i Turqisë, Abdullah Gjyl, është vlerësuar se e ardhmja e rajonit është në BE. Tadiq atëherë theksoi se kusht për një të ardhme të përbashkët të vendeve është pajtimi mes Serbisë dhe BeH-së, çka tregon në luftë të përbashkët kundër paragjykimeve dhe individualizimit të fajit. Në mbledhjen, tre palët u akorduan në të ardhmen vendet të ndihmojnë  në procesin e eurointegrimit, por pa përzierje në punët e brendshme.