Lajme Shqip Thursday, 06 December 2012 17:09

Sarajevë – Drejtësia në Bosnjë ka dënuar Mevlid Jashareviqin me 18 vjet burgim, për shkak të “sulmit terrorist ndaj Ambasadës së Shteteve të Bashkuara në Sarajevë” vitin e kaluar.

Emrah Fojnica dhe Munib Ahmetspahiq janë liruar nga akuzat për ndihmë në kryerjen e sulmit.

Jashareviq, në tetor të vitit të kaluar, ka hapur zjarr në ambasadën e SHBA-së me një pushkë automatike, duke plagosur një oficer të policisë, para se policia ta qëllonte atë në këmbë dhe ta arrestonte.(LajmeShqip.com)