Lajme Shqip Wednesday, 23 November 2011 17:20

Shkup – Ministri i Ekonomisë Valon Saraçini sot merr pjesë në Seancën e 5-të të Komitetit të përzier të CEFTA-s në Paris, me të cilin kryeson Republika e Kosovës.

Në seancë Saraçini i prezantoi përpjekjet e Republikës së Maqedonisë në implementimin e CEFTA-s, të cilat në të njëjtën kohë duhet ta lehtësojnë rrugën e vendit deri te negociatat qasëse për anëtarësim në Bashkimin Evropian.

Duke theksuar se viti i ardhshëm, kur kryesues do të jetë Republika e Shqipërisë, për vendet e CEFTA marrëveshjes, do të jetë vit i sfidave të rëndësishme në planin ekonomik, në pajtim me obligimet që dalin nga marrëveshja, ministri i prezantoi arritjet e Republikës së Maqedonisë në pikëpamje të klimës afariste.

“Këtë e treguam me rangimin e paradokohshëm të Republikës së Maqedonisë nga vendi i 34-të në vendin e 22-të në Raportin e Bankës botërore Duing biznis 2012, ndërsa vendi i lartë i tretë si top reformator, të krahasuar me raportin e kaluar, pas reformave të ndërmarra për lehtësimin e procedurave për udhëheqjen e biznesit. Raporti i fundit i Komisionit Evropian është edhe një konfirmim se vendi me sukses ballafaqohet me sfidat të cilat i bart situata momentale ekonomike në botë”, tha Saraçini. 

Ai potencoi se CEFTA vendet janë partner i rëndësishëm tregtar për Republikën e Maqedonisë dhe këmbimi i përgjithshëm në vitin 2011 është rreth 28 për qind nga këmbimi i përgjithshëm tregtar i Maqedonisë në botë.

Republika e Maqedonisë në shtator të vitit 2011 e ka ratifikuar Protokollin shtesë për liberalizim në bujqësi, ndërsa filloi të zbatohet nga nëntori me Shqipërinë dhe Kroacinë.

Ministri theksoi se me Shqipërinë zbatohet liberalizimi i tërësishëm, që do të thotë janë hequr zërat doganore për 46 për qind nga prodhimet bujqësore dhe informoi se mbetet të përfundojë ratifikimi me Republikën e Moldovës, që të mund të zbatohet liberalizimi i ri, i cili përfshin lirim shtesë nga zërat doganore të 48 për qind nga prodhimet bujqësore. Me Republikën e Kroacisë është mbajtur niveli i vazhdueshëm i liberalizimit. Me vendet e tjera të CEFTA-s prej më parë ekzistonte liberalizim i tërësishëm në bujqësi.

“Protokolli shtesë ka kontribut të rëndësishëm lidhur me intensifikimin e këmbimit të mëtejshëm tregtar mes vendeve. Në pjesën e tregtisë me shërbime, aktivitetet e CEFTA-s vazhdojnë në drejtim të konstatimit të nevojës për përgatitje të kontrollit të barrierave ekzistuese në sektorët shërbyese të CEFTA vendeve, me qëllim të shqyrtimit të potencialeve për negociata. Prioritetet dhe aktivitetet e CEFTA-s, posaçërisht në pjesën e monitoring kornizës për eliminimin e barrierave jotarifore, në masë të konsiderueshme ndikojnë ndaj plotësimit të kritereve ekonomike dhe bashkëpunimit rajonal, të cilat i vendos si kritere BE-ja”, tha Saraçini.

Ministri e potencoi aspektin posaçërisht pozitiv të Monitoring kornizës multilaterale për eliminimin e barrierave jotarifore, si projekt i cili në këtë moment e zbaton OECD-ja, qëllimi i të cilit është vendosja e sistemit përmes të cilit do të identifikoheshin barrierat jotarifore.

Ai informoi se Maqedonia veçmë ka ngritur iniciativë për arritjen e marrëveshjeve për tregti të lirë me vendet nga Procesi i Barselonës – Egjipti, Tunisia, Algjeria, Jordania, Maroko me qëllim që inkuadrimit të kumulacionit mesdhetar në procesin e kumulacionit pan-evropian të prejardhjes së mallrave.