Lajme Shqip Wednesday, 07 December 2011 17:30

Shkup – Ndërmarrjet e Maqedonisë, me prodhime konkurruese dhe inovative mund t’i mbijetojë kohës së vështirë të tanishme, konsideron ministri i Ekonomisë Valon Saraçini.

“Ekonomia jonë është e vogël dhe e hapur me 60 përqind nga eksporti dedikuar për tregun evropian. Për këtë vështirë do të mbetet imune e krizës në Bashkimin Evropian. Konsideroj se vetëm me inovacione mundemi të qëndrojmë në këmbë të shëndosha. Do të përpiqemi që të formohet i ashtuquajturi trekëndësh Qeveri-universitet dhe shoqëri biznesi me qëllim që bashkarisht të punohet në projekete dhe aktivitete për zhvillim të ekonomisë tonë”, tha Saraçini në konferencën e sotme për shtyp.

Ai theksoi se janë në komunikim të përhershëm me shoqërinë e biznesit dhe se i ndjekin kërkesat e tyre dhe nevojat në pjesën e rritjes së inovativitetit.

“Me prodhime inovative mundemi të mbetemi konkurrues në tregjet botërore. Apeloj që të gjitha kompanitë të përpiqen të jenë më konkurruse dhe më inovative që të munden të konkurrojnë me konkurrencën në të kundërtën do t’i përbijë kriza e cila vjen”, theksoi Saraçini.

Qeveria, theksoi, përmes ministrive të Ekonomisë dhe Arsimit dhe Shkencës zbaton politikë aktive për nxitje të inovativitetit tek kompanitë.

“Prej muajit janar do të fillojmë me projektin për formim të  regjistrit të kompanive të cilat kanë kapacitet për inovacione. Në dy deri në tre muajt e ardhshëm do të bëhet identifikim i indikatërove për formit të tegjistrit, pastaj do të përgatitet atlas, ndërsa në fund do të bëhet regjistri. Në fazën e fundit do të angazhohen ekspertë të huaj dhe profesorë të cilat përmes stërvitjeve do t’i bartin njohuritë e veta në pjesën e inovativitetit të kompanive tona. Projekti i ardhshëm do të jetë vauçer për inovacione me të cilin do të ndajmë nga 5.000 euro për zhvillimin e biznes planeve për kompanitë, ndërsa në fund do të përpunohet strategji investuese për periudhën  2012-2020 me ndihmë teknike dhe financiare nga OECD-ja”, sqaroi Saraçini.

Ministri i Arsimit dhe Shkencës Pançe Kralev precizon se qëllim themelor në të ardhmen do të jetë që bashkësia akademike më e gjerë në mënyrë aktive të përfshihet në zhvillimin e dialogut me biznes bashkësinë.

“Potenciali shkencor-hulumtues me të cilion disponon Maqedonia krijon mjaft bazë të mirë për bashkëpunim dhe për krijim të politikave inovative të ardhshme në subjektet ekonomike. Në atë drejtim do të organizohen seri takimesh në të cilat do të bisedohet për nevojën e kuadrit të nevojshëm i cili është deficiatr në tregun e punës”, tha Kralev.

Për momentin, theksoi, 0,3 për qind nga BPV-ja e Republikës së Maqedonisë shpenzohen për veprimtari shkencore-hulumtuese.

“Në vijim është përpunimi i strategjisë për veprimtarinë shkencore-hulumtuese e cila duhet ta hapë rrugën  për rritje të përqindjes së tillë në 3 për qind nga BPV-ja aq sa për momentin shfrytëzohet në vendet e BE-së për atë qëlllim. Rritja e përqindjes do të jetë në suazat e mundësive buxhetore që e përjashton sektorin privat i cili inevston në veprimtarinë hulumtuese për nevoja të veta”, tha Kralev.