Lajme Shqip Friday, 04 November 2011 22:08

Beograd– Bashkëpunimi me vendet e IQE-së dhe ndërmarrja e iniciativave dhe aktiviteteve për përforcimin e bashkëpunimit në të gjitha fushat e zhvillimi ekonomik për Republikën e Maqedonisë janë prioritet, theksoi sot ministri i Ekonomisë, Valon Saraçini në fjalimin në Samitin e Iniciativës qendrore-evropiane (IQE) në Beograd, që mbahet në kuadër të kryesimit serb me IQE-në.

Saraçini e theksoi rëndësinë e bashkëpunimit në krijimin e ekonomisë më konkurrente dhe krijimin e rajonit më konkurrent dhe theksoi se vendet nga IQE janë partnerët më të mëdhenj dhe më të rëndësishëm tregtar dhe investues mët ë rëndësishëm për Maqedoninë.

“Na lidhin numër i madh i marrëvershjeve për tregti të lirë, që e lehtëson këmbimin tregtar dhe i bën këto tregje më atraktive”, tha Saraçini në fjalimin e vet.

Duke i prezantuar aktivittet e Qeverisë së Maqedonisë në krijimin e klimës më të volitshme afariste për fillimine  biznesit, tregoi se ato reflektohen në vendin e lartë të tretë për Maqedoninë të reformuesve më të mirë në Doing Business 2012.

“Bashkëpunimi i përmirësuar me vendet nga IQE paraqet prioritet për ne, sepse ekonomia jonë është e lidhur ngushtë me ekonomitë e vendeve nga rajoni. Njëherit, mu në bashkëpunimin e përforcuar si në nivel ndërqeveritar, ashtu edhe në nivel të komuniteteve afariste, ofrohen shumë mundësi për inicimin e projekteve të përbashkëta, transfer të teknologjisë, transfer të njohurive, derdhje e kapitalit të huaj, bashkëpunim ndërmjet klasterëve, bashkëpunim ndërmjet institucioneve shkencore dhe stake-holders-ëve të tjerë, ndërkaq janë në drejtim të përforcimit të potencialit ekonomik për zhvillim dhe promovim të rajonit”, sqaroi minsitri i Ekonomisë, Valon Saraçini.

Në margjina të samitit, Saraçini realizoi takime me zëvendëskryeministrin e Shqipërisë, Edmond Haxhinasto dhe ministrin e Ekonomisë dhe Zhvillimit Rajonal të vendit-nikoqir, Nebojsha Qiriq dhe ministrin bullgar të Ekonomisë, Energjetikës dhe Turizmit, Trajço Trajkov.