Lajme Shqip Wednesday, 08 February 2012 15:30

Misuri-Rihapet gara e republikanëve për kandidatin që do të rivalizojë Barak Obamën në zgjedhjet presidenciale të nëntorit.

Pasi fitoi në Misuri, ish senatori nga Pensilvania, Rik Santorum ka triumfuar edhe në Minesota e Kolorado, në zgjedhjet brenda partise republikane.

Por kjo fitore e trefishte per Santorum, përbën një tërmet të vërtet politik pasi vë në pozitë të vështirë ish guvernatorin e Masaçusets, Mit Romni që deri tani rezultonte në avantazh për nominimin republikan.

“Ky popull do të mundë jo vetëm Mit Romnin, por po përgatitet të mposhtë edhe Barak Obamën”-tha Santorum pas fitores.

Në Minesota, Santorum fitoi 45% të votave, Ron Pol u rendit i dyti me 27%, ndërsa Romni, i treti me 17%. Edhe në Misuri, Santorum fitoi 55,2 %, shumë përpara Romnit cili morri vetëm 25.3% të votave. Ndërsa në Kolorado, rezultati është shumë më i ngushtë, Santorum – 38%, Romni 35%.

Vetëm pak ditë më parë, ish guvernatori i Massachusetts Romney dukej se kishte hipotekuar sfidën kundër Obamës duke triumfuar pa asnjë mëdyshje në Nevada.

Por sot duket krejt tjetër situatë, aq sa disa analistë amerikanë e kanë cilësuar të djeshmën një super të martë në miniaturë. Kjo pasi e dita e djeshme ishte një lloj prove gjenerale për të famshmen super të martën e 6 marsit ku do të votohet në 10 shtete njëkohësisht.

Megjithatë stafi i Romnit e kishte parashikuar disi duke kujtuar se nuk mund të fitohet kudo. Gjithësesi ish guvernatori i Masaçusets nuk dorëzohet lehtë.

 “Jam i vetmi kandidat që nuk ka vënë kurrë këmbë në Washington dhe për këtë mund të reformojë politikën”-ka thënë ai. Sikur të mos kishtë humbur këtë mini turne elektoral, Romni vazhdon drejt në rrugën e tij duke theksuar se është njeriu i duhur për të mundur Barak Obamën. (LajmeShqip.com)