Lajme Shqip Wednesday, 06 July 2011 09:35

Sanë – Të paktën 40 kryengritës lidhur me rrjetin terrorist Al Kaeda janë vrarë dy ditët e para në Jemen, në sulmet ajrore dhe përleshjet me forcat jemenase të sigurisë.

Ushtria i filloi sulmet pasi që kryengritësit u përpoqën të hyjnë në një kamp ushtarak në krahinën jugore Abjan, në të cilën luftëtarët islamik e mbajnë kontrollin ndaj disa qyteteve.

Në përleshjet janë vrarë dhe dy pjesëtarë të forcave qeveritare, ndërsa 20 janë lënduar.

Ithtarët e Al Kaedës në Jemen, të njohur si Al Kaeda në Gadishullin Arab, konsiderohen për një nga degët më aktive të rrjetit terrorist dhe lidhen me një seri sulmesh mbi caqet amerikane, duke e përfshirë edhe sulmin e planifikuar të kompanisë ajrore në Detroit në dhjetor të vitit 2009 dhe vendosjen e disa bombave në Dubai dhe në disa qytet evropiane vitin e kaluar.