Lajme Shqip Friday, 04 November 2011 10:50

Beograd – Përfaqësues të anëtareve të Iniciativës së Evropës Qendrore takohen sot në Beograd ku do të mbahet samiti i përqëndruar në integrimet evropiane dhe përmirësim të bashkëpunimit si dhe konkurrencës së anëtareve gjatë krizës ekonomike.

Në samitin të titulluar “Të menduarit i ri për ekonominë konkurrente” pritet pjesëmarrja e organizatave të ndryshme ndërkombëtare dhe rajonale dhe institucione financiare si BERZH-i, Banka Botërore, Iniciativa Adriatiko-jone, Organizata për bashkëpunim ekonomik të Detit të Zi dhe Këshilli për bashkëpunim rajonal. Janë paralajmëruar edhe përfaqësues të Komisionit Evropian.

Do të organizohet edhe Forum afarist në organizim të Odës Ekonomike të Serbisë në të cilën përfaqësuesit do të mund të japin pikëpamjen e tyre të situatës pas krizës. Pjesëmarrësit siç pritet, do të propozojnë masa dhe iniciativa të ndryshme për mbrojtjen e ekonomive në shtetet e IEQ-së me qasje të koordinuar rajonale.

IEQ-ja ka 18 shtete-anëtare nga Evropa Lindore dhe Juglindore – Shqipëria, Austria, Bjellorusia, Bosnja e Hercegovina, Bullgaria, Çekia, Mali i Zi, Kroacia, Italia, Hungaria, Maqedonia, Moldavia, Polonia, Rumania, Serbia, Sllovakia, Sllovenia dhe Ukraina.