Lajme Shqip Monday, 18 April 2011 08:59

Uashington – Djali i liderit libian Saif al Islam Gadafi deklaroi në një intervistë për “Uashington Post” se për reforma në Libi mund të bëhet fjalë pasi të përfundojë qerimi i hesapeve me terroristët.

Ai tha se SHBA-ja, në vend që ta sulmojë Libinë, duhet ta ndihmojë në luftën kundër Al Kaedës, ndërsa kur terroristët do të dëbohen nga Bengazi dhe Misrata, do të vijë koha për bisedime për pajtim kombëtar dhe demokraci, nën kushtetutë të re, e cila rolin e Moamer Gadafit do ta bëjë simbolike.

“Problemi më i madh janë terroristët dhe milicia e armatosur. Kur do të lirohemi nga ata, gjithçka do të zgjidhet”, tha Saif Gadafi.

“Uashington Post” konstaton se intervista i ilustron mospajtimet e familjes Gadafi dhe moskompromisin e pushteti në Libi.

Duke folur në gjuhën angleze rrjedhshëm dhe pa këshilltarë, Saif Gadafi tha se kundërshtarët e babait të tij janë terroristë brutalë dhe gangsterë, të cilët i udhëheq Al Kaeda, e cila së shpejti do të shkatërrohet për shkak të problemeve të brendshme.