Lajme Shqip Friday, 03 February 2012 17:11

Bruksel- Komisioni Evropian konfirmoi se Polonia, Sllovenia, Austria, Hungaria, Bullgaria, Rumania, Greqia dhe Italia janë goditur nga furnizim i reduktuar i gazit nga Rusia.

Zëdhënësi i eurokomisionerit për energjetikë Marlene Holcner deklaroi se KE-ja është në kontakt me Ambasadën e Rusisë në Bruksel që të konfirmojë shkakun për furnizimin e reduktuar të gazit rus.

Austria dje mori për një të tretën më pak gaz se sa është paraparë, Italia 24 për qind më pak, ndërsa Polonia tetë për qind. Ende nuk është e ditur për sa janë zvogëluar furnizimet e sotme të gazit rus.

Holcner tha se nuk ka vend për panik dhe se të gjitha palët e Bashkimit Evropian janë në gjendje që ta kompensojnë mungesën e gazit rus. (LajmeShqip.com)