Lajme Shqip Monday, 07 September 2015 10:52

Rusia po ndërton një bazë ajrore në Siri, ku ajo do të mund të stacionoj pilotët dhe trupa luftarake për të sulmuar Shtetin Islamik, një përpjekje për ta mbështetur regjimin e Bashar al-Assad-it.

Sipas mediave ndërkombëtare, Vladimir Putin ka urdhëruar ndërtimin e një kompleksi të madh për një personel prej 1.000 ushtarësh, transmeton lajmi.net.

Tani zyrtarët amerikanë të mbrojtjes kanë zbuluar se ushtria ruse ka transportuar ndërtesa ushtarake parafabrikate në Sirinë e shkatërruar nga lufta për të strehuar 1.000 trupa.

Inxhinierët kanë ndërtuar edhe një kullë të re të kontrollit të trafikut ajror në një aeroport pranë qytetit port të Latakia, duke bërë provat e fundit që pilotët rusë janë duke u përgatitur për të kryer fluturime në vend.

Ky veprim do të rrisë shqetësimin mbi politikat e hapura ekspansioniste të Putinit dhe e vë Rusinë edhe në një kurs të ri përplasje me Perëndimin.

Barack Obama dhe liderët tjerë të Perëndimit kanë insistuar se çdo rezolutë i luftës së vazhdueshme civile në Siri në fund të fundit do të duhet të përfshijë fundin e regjimit të Asadit.

John Kerry, Sekretari amerikan i Shtetit, e ka telefonuar homologun e tij rus për t’i shprehur shqetësimet amerikane rreth zhvillimeve të fundit.

Një zëdhënës i Departamentit amerikan të Shtetit ka thënë se, “Sekretari ia ka bërë të qartë homologut të tij rus se qoftë se raportime të tilla janë të vërteta, këto veprime mund të ndikojnë në eskalimin e konfliktit, dhe të çojë në humbjen më të madhe të jetëve të pafajshme, rritur flukset e refugjatëve dhe konfrontim të mundshëm me pjesëmarrësit në operacionet e koalicionit ani ISIS në Siri.