Lajme Shqip Tuesday, 03 April 2012 08:20

Moskë – Tregu që përdorej nga punëtorë emigrantë është mbërthyer nga flakët e një zjarri të fuqishëm, prej të cilit humbën jetën të paktën 12 persona.

Lajmin e bëjnë të ditur autoritetet ruse, sipas të cilave, tregu përdorej gjithashtu nga tregtarët për të jetuar.

Zjarri në tregun Kaçalovski erdhi disa orë pasi një zjarr ra në një grataçelë në Moskë, nga i cili për fat të mirë nuk pati të plagosur.

“12 persona humbën jetën. Ata ishin emigrantë. Aktualisht po përpiqemi të zbulojmë se nga cili vend kishin ardhur”, deklaroi një zëdhënës i Ministrisë së Emergjencave.

Zjarri ra rreth orës 04:50 të mëngjesit dhe u shua nga zjarrfikësit vetëm tre orë më vonë, raporton agjencia e lajmeve ruse “RIA Novosti”.