Lajme Shqip Monday, 02 April 2012 09:30

Një aeroplan rus pasagjerësh me 43 persona në bord është rrëzuar në Siberi pak pas ngritjes në fluturim duke shkaktuar 32 viktima dhe 11 të plagosur.

Aeroplani ATR-72 ishte nisur nga Tyumen dhe kishte destinacion qytetin Surgut. Sipas BBC, në bord gjendeshin 39 pasagjerë dhe 4 pjesëtarë të ekuipazhit. Nuk dihet ende se çfarë e shkaktoi rrëzimin e avionit.

Pesë nga të mbijetuarit janë në gjendje kritike për jetën, sipas agjensisë ruse të lajmeve RIA.

Ministria e Transportit ka nisur një hetim për incidentin ku dhe ministri ndodhet në vendngjarje. Kutia e zezë është gjetur dhe pritet që të zbardhet shkaku i aksidentit.