Lajme Shqip Monday, 13 February 2012 21:40

Moskë-Ministria e shëndetësisë e Rusisë thotë se 215 njerëz kanë vdekur nga moti ekstremisht i ftohtë, i cili e ka përfshirë gjithë Evropën Lindore, ndërsa më se 5500 vetë kanë pësuar nga temeraturat e ulëta.

Mot i ftohtë është veçanërisht në rajonet Dagestan, Krasnodar dhe Vollgograd.

Temperatura më e ulët, në 24 orët e kaluara në Rusi, ishte në Sakha, në veri të Rusisë, që arriti në -52 shkallë Celsius.

Në Moskë mbrëmë temepratura ishte -28 shkallë Celsius. (LajmeShqip.com)