Lajme Shqip Monday, 28 March 2011 16:33

Bukuresht – Qeveria rumune e ashpërsoi luftën kundër korrupsionit e cila ka rrënjë të thella në shumë struktura shtetërore. Për këtë shkak Bukureshti shpeshherë është kritikuar në BE.

Sipas raporteve më të reja të Agjencisë kombëtare për luftë kundër korrupsionit, kryetari i sindikatës së punonjësve të shëndetësisë Marius Picu është i dyshuar se i ka kryer punë një firme ndërtimore dhe para se të zbulohet ka marrë ryshfet në vlerë prej 40.000 euro. Lideri i dyshuar sindikal i përgënjeshtroi akuzat e këtilla.

Agjencia e ka zbuluar rastin në kuadër të kontrollit të gjërë të pronave të personaliteteve të cilat ndodhen në funksione publike, ndërsa të cilët kanë qenë të detyruar ta paraqesin fletë-pronësinë e tyre. Në goditje u gjendën edhe funksionarë sindikalë të cilët në Rumani kanë pagë mujore deri 10.000 euro.

Ky rast është vetëm një prej skandaleve të shumta të cilët kohëve të fundit janë zbuluar në Rumani.

Në fillim të këtij muaji disa operacione janë arrestuar më shumë se 100 policë dhe doganierë të cilët janë të dyshuar se kanë marrë pjesë në kontrabandë të cigareve nga Serbia, Ukraina dhe Moldavia.