Lajme Shqip Monday, 07 November 2011 19:00

Në tre vitet e fundit në Rumani janë humbur 600.000 vende të punës, shkruan gazeta “Kotidianul”, duke theksuar se numri i punëtorëve ka arritur nivel më të lartë për 50 vitet e fundit.

Dy marrëveshje me FMN-në nga fillimi i krizës dhe misionit të dhjetë për vlerësim, e cila përfundon sot, tregojnë se deri më tani Rumania i ka përfunduar të gjitha detyrat vendore, por indikatori më i rëndësishëm – numri i të punësuarve – nuk tregon se ekonomie është rikuperuar, sepse mbi 600.000 nëpunës gjenden jashtë nga statistikat, komenton gazeta.

Edhe krahas sinjaleve pozitive, të cilat i tregojnë treguesit e tjerë makroekonomik në kohë të fundit – rritjen e BPV-së për tre për qind në tre mujorin e tretë të vitit, uljen e nivelit të inflacionit nën katër për qind në këtë vit, rritjen e neto pagës mesatare për 14 për qind dhe uljen e nivelit të papunësisë – ulja e nivelit të punësimit është statistikë më relevante e cila tregon se Rumania nuk arrin të del nga kriza, shpall “Kotidianul”.

“Nëse kemi marrë 20 miliardë euro nga FMN-ja pa krijuar vende të punës, do të thotë se i kemi marrë kot. Gjëja më e rëndësishme është që populli të ketë punë, ndërsa ne mezi po arrijmë që tu sigurojmë punë gjysmës së qytetarëve të aftë për punë. Njerëzit nuk kanë punë jo sepse nuk dëshirojnë, por sepse nuk kanë ku dhe prandaj shkojnë për të punuar jashtë vendit”, komenton sociologu dhe politikologu Vladimir Pasti.

Numri i punëtorëve në Rumani arriti nivel më të ulët për 50 vitet e fundit në muajin janar të këtij viti, kur është ulur nën 4,1 milionë njerëz, thekson gazetar rumune.