New York – Rusia konsideron se tashmë nuk është e mundur që KB-ja të miratojë sanksione të reja kundër Iranit dhe se problemi me programin e kontestuar bërthamor të Teheranit mund të zgjidhet me anë të negociatave, deklaroi përfaqësuesi i përhershëm i Rusisë në KB, Vitalij Çurkin.
Rusia është presidente e rotacionit e Këshillit të Sigurimit të KB-së për këtë muaj.
Çurkin gjithashtu dënoi kërcënimet, të cilat sipas tij ishin të drejtuara nga forcat perëndimore për intervenim ushtarak ndaj Iranit dhe Sirisë. Ai konsdieron se ato nuk ndihmojnë aspak dhe i bëri thirrje bashkësisë ndërkombëtare që ta nxisë dialogun.