Lajme Shqip Wednesday, 23 March 2011 13:55

Lubjanë  – Askush nuk guxon ta rrezikojë ndërtimin e gazsjellësit magjistral “Rrjedha Jugore”, deklaroi mbrëmë në Bërdo afër Kranjit kryeministri rus Vlladimir Putin.

Ai theksoi se Moska pret përgjigje pozitive nga Turqia për realizimin e projektit përmes ujërave territorial turq të Detit të Zi, por madje edhe të mos ndodh kjo, Rusia është e gatshme ” për vendosje të gazsjellësit deri në Bullgari pavarësisht nga zhvillimet e ngjarjeve”.

“Ekzistojnë shumë variante dhe të gjithë po studiohen. Është e mundur që gazi të shtyp ajrin në bregun e Detit të Zi dhe me tankerë të transferohet deri në bregun bullgar, ku do të regazifikohet dhe do të orientohet në gazsjellësin”, potencoi Putin në fund të vizitës së tij në Slloveni.

Sipas tij, Turqia nuk e rrezikon këtë projekt dhe Rusia nuk konsideron se ekziston çfarëdo lloj kërcënimi për realizimin e tij. “Nga Rrjedha Jugore” dobi do të kenë të gjitha vendet evropiane”, potencoi Putin.

Ai paralajmëroi se Rusia në periudhën e ardhshm Turqisë do t’i dorëzojë dokumentacion shtesë për “Rrjedhën Jugore” dhe se pret përgjigje pozitive nga Ankara për ndërtimin e pjesëve nënujore bfa gazsjellësi përmes ujërave territorial turq të Detit të Zi.

Javën e kaluaqr gazeta ruse “Komersant”, duke iu referuar deklaratës së zëdhënësit të Putinit, Dmitrij Peskov, publikoi se Rusia mund të heq dorë nga ndërtimi i gazsjellësit “Rrjedha Jugore”, në qoftë se ndeshet me pengesa të pakalueshme, ndërsa laternativa e këtij projekti do të ishte ndërtimi i fabrikës për gaz lëng të Detit të Zi.

“Fabrika për gaz lëngu është pjesë përbërëse harmonizuese e projektit ‘Rrjedha Jugore'”, theksoi peskov, sipas të cilit në rast të paraqitjes së pengesave të pakalueshme fabrika mund të bëhet alternativë e gazsjellësit.

Zëvendëskryeministri rus Igor Seçin paraprakisht njoftoi se Rusia nuk ka arrit të marrë leje nga Ankara pët realizimin e projektit “Rrjedha Jugore” nën thellësinë e Detit të Zi në ujërat territorial të Turqisë, madje Turqia e shqyrton mundësinë për transferim të gazit rus deri në Evropë jo përmes gazsjellësit, por në lloj të gazit natyror të lëngshëm.

“Për momentin kompania ruse ‘Gazprom’ dhe Qeveris shqyrtojnë variante të ndryshme për minimizim të shpenzimeve gjatë realizimit të projektit ‘Rrjedha Jugore'”, theksoi Seçin.

Gazsjellësi “Rrjedha Jugore” ka për qëllim ta zvogëlojë varshmërinë transite të Rusisë nga Ukraina. Pjesa kontestuese e pjesës, për të cilën Turqia tani për tani shfaq rezerva, është me gjatë prej 900 kilometra  dhe duhet të fillojë nga stacioni kompresor bregu i Rusisë dhe Detit të Zi. Për ndërtimin e kësj pjese nënujore, e cila do të kushtojë rreth 15,5 miliardë euro, janë të angazhuara “Gazprom” dhe kompania italiane “Eni”, ndërsa deri nga fundi i vitit atyre do t’u bashkangjitet edhe kompania franceze “E De Ef”.