Lajme Shqip Wednesday, 04 May 2011 09:17

Tokio – Niveli i substancave radioaktive në thellësinë e Oqeanit të Qetë në afërsi të centralit bërthamor japonez “Fukushima 1”, e cila u dëmtua në tërmetin katastrofik dhe dallgët e cunamit më 11 mars, jashtëzakonisht është rritur, njoftoi sot kompania elektroenergjetike e Tokios, TEPKO, e cila menaxhon me bërthamoren.

Ekzemplarët nga thellësia e oaqenit, të marra në zonën 15 kilometra nga bërthamorja përmbajnë 1.400 bekerelë të ceziumit  – 137 për një kilogram, theksoi TEPKO në analizën e parë në thellësinë e oaqenit pas katastrofës natyrore.