Lajme Shqip Tuesday, 24 April 2012 17:33

Islamabad – Pakistani e informoi Indinë  dhe vendet e tjera nga Gjiri Persik që prej sot e deri më 29 prill planifikon të kryejë testimin e planifikuar të raketës balisitke, duke iu transmetuar shkrimin e mediave pakistaneze.

Raketa do të lëshohet nga territori pakistanez në drejtim të jugut nga zonat e oqeanit Indian, theksojnë mediat.

Prej kësaj arsyeje, Pakistani me lutje iu drejtua Indisë, Omanit, Jemenit dhe vendeve të tjera në Gjirin Persik në periudhën e përmendur ta ndryshojnë orarin e fluturimit dhe kontrollet e linjave ajrore civile mbi oqeanin Indian në drejtim të kontinentit afrikan.

Mediat ruse transmetojnë se përfaqësuesit e aviacionit civili indian kanë shprehur keqardhje  për shkak të njoftimit për tentimin në “momentin e fundit”, vetëm një ditë para fillimit të mundshëm të tij.

Agjencitë theksojnë se Pakistani mund ta testojë raketë balistike “Shahin” me reze veprimi mes 4.000 dhe 4.500 kilometra.

Lëshimi i saj do të jetë përgjigje e Islamabadit në testimin e parë të raketës interkontinental të Indisë “Agni-5″më 19 prill, që mund të gjuajë mbushje bërthamore në largësi prej 5.000 kilometra, vlerësojnë agjencitë. (LajmeShqip.com)