Lajme Shqip Monday, 04 April 2011 10:25

Londër – Çmimi i naftës sot në Azi është mbi 108 dollarë për barel, niveli më i lartë në 30 muajt e fundit. Kjo është nxitur nga rikuperimi i tregut amerikan të punës dhe optimizmit të inevstitorëve në pikëpamje të rritjes së kërkesës botërore.

Në bursën e Nju-Jorkut çmimi i naftës është 108,24 dollarë për barel, që është për 30 për qind më i lartë. Në Londër nafta është më e shtrenjtë për 21 cent – 118, 91 dollarë për barel.

Ministria amerikane e Punës, të premten kumtoi se në SHBA numri i të punësuarve jashtë sektorit të bujqësisë është rritur për 216 mijë, që don të thotë një rritje e madhe nga maji i vitit të ardhshëm.

Shkalla e papunësisë është zvogëluar për 8, 8 për qind, që e rriti bindjen e tregtarëve se numri i rritur i të punësuarve do të kontribuojë për rritjen e konsumimit të naftës dhe derivateve të naftës.