Lajme Shqip Thursday, 31 March 2011 10:48

Nju-Jork – Nafta sot në bursën e Nju-Jorkut u shtrenjtua për rreth 105 dollarë për barel, pasi që forcat lojale të Gadafit e morën kontrollin ndaj portit kyç për eksport të naftës, që i zvogëloi shpresat se do të mund të vihet deri te një fitore e shpejtë e kryengritësve dhe rifillimin të ri të eksportit të “arit të lëngshëm” nga ky vend.

Çmimi i naftës amerikane për dërgesë terminale në maj të bursës së Nju-Jorkut u rrit për 37 centë në 104, 64 dollarë për barel.

“Brenti” evropian i bursës ndërkomnëtare për naftë në Londër u shtrenjtua për 35 centë në 115, 30 dollarë për barel.

Forcat e Gadafit dje nga kryengritësit e morën kontrollin mbi Ras Lanufin, një terminal kryesor i naftës, i cili prej fillimit të përleshjeve në Libi muajin e kaluar shumë herë kaloi nga duart e kryengritësve në duart e forcave të liderit libian dhe anasjelltas.