Lajme Shqip Monday, 13 August 2012 13:18

Teheran – Bilanci i të vdekurve gjatë dy tërmeteve të fuqishme, të cilët e goditën pjesën verilindore të Iranit arriti në 306 persona, prej të cilave më shumë janë gra dhe fëmijë, ndërsa 3.037 janë të lënduar, deklaroi në seancën e Parlamentit ministrja e Shëndetësisë, Marzie Vahid Dastxherdi.

Të dhënat janë reviduar pas vdekjes  së rreth pesëdhjetë personave, të cilët humbën jetën në spitale.

Dy tërmete të fuqishme me intensitet prej 6,3 ballëve dhe 6,4 ballëve sipas shkallës së Rihterit të shtunën e goditën rajonin në kufirin e Iranit me Azerbajxhanin dhe Armeninë, në të cilin jetojnë rreth 300 mijë persona.

Autoritetet iraniane dje kumtuan se janë ndërprerë operacionet shpëtuese për gjetjen e të mbijetuarve.

Tërmeti i fundit katastrofal në Iran ndodhi në dhjetor në vitin 2003, kur goditja me intensitet prej 6,6 shkallëve sipas shkallës së Rihterit plotësisht e shkatërroi qytetin Bam në pjesën verilindore  të vendit, ndërsa jetën e humbën 31.000 persona.(LajmeShqip.com)