Lajme Shqip Saturday, 06 August 2011 15:19

Kabul– Një helikopter i NATO-s është rrëzuar gjatë natës në lindje të Afganistanit.

Zyrtarët e provincës Vardak thanë se incidenti ndodhi në qarkun Said Abad dhe është nën hetime.

Aleanca ka konfirmuar rrëzimin e helikopterit, por nuk ka dhënë detaje të tjera.

Asnjë informacion zyrtar rreth viktimave të mundshme nuk është dhënë ende.

Zëdhënësi i talebanëve, Zabiula Muxhahid, ka deklaruar se helikopteri është amerikan dhe se është rrëzuar derisa ka sulmuar një objekt në të cilin ndodheshin kryengritësit talebanë. Ai, gjithashtu, ka theksuar se ekuipazhi i helikopterit e ka humbur jetën, ndërsa në sulm janë vrarë edhe tetë kryengritës.