Lajme Shqip Friday, 16 March 2012 14:30

Kabul- Dymbëdhjetë ushtarë dhe katër civilë e humbën jetën sot në mëngjes në Kabul, kur një helikoter ushtark turk Sikorski u rrëzua mbi një shtëpi në afërsi të Afganistanit.

Helikopteri turk ka rënë mbi një shtëpi, e cila është përfshirë në flakë. Deri tani jkanë gjetur 12 trupa të pajetë, të cilët sipas kumtesës paraprake të Shtatmadhorisë së armatës turke janë turq.

Nën rrënojat janë gjetur trupat e pajetë të katër civilëve, të cilët kanë pësuar në shtëpinë e djegur, konfirmuan përfaqësuesit policor në Kabul.

Zëdhënësi i forcave të NATO-s në Afganistan, ISAF konformoi se helikopteri ka qenë në përbërje të njësive ndërkombëtare. Shkaqet për incidentin ende po hetohen.

Sipas ministrit turk të Punëve të Jashtme Ahmet Davutogllu aksidenti me siguri ka ndodhur gjatë aterimit të detyrueshëm të helikopterit.

Kjo është fatkeqësia më e madhe e forcave ndërkombëtare në Afganistan, pas rrëzimit të helikopterit amerikan në gusht, ku e humbën jetën 30 ushtarë amerikanë. Turqia e vazhdoi për një vit në tetor kryesimin turk me Komandën rajonale në Kabul në ISAF.

Turqia për momentin ka kontigjent prej rreth 1.800 ushtarëve në Afganistan. Ushtarët turq, për dallim nga pjesëtarët e tjerë të ISAF-it, nuk marrin pjesë në veprime ushtarke, por vetëm në misione patrulluese. (LajmeShqip.com)