Lajme Shqip Wednesday, 26 September 2012 14:11

Beograd – Një pilot humbi jetën, ndërsa tjetri është lënduar lehtë pasi janë katapultuar gjatë rrëzimit të aeroplanit të aviacionit civil dhe mbrojtjes kundërajrore të Ushtrisë së Serbisë i tipit V-54 Lasta, njoftoi gazeta e Beligradit “Blic”.

Aeroplani u rrëzua sot në Nova Pazova. Sipas dëshmitarëve okular në aksidentitn askush nuk ka pësuar edhe pse aeroplani u rrëzua në oborrin e shtëpisë të një familje.

Paraprakisht, ishte njoftuar se të dy pilotët janë hospitalizuar në akademinë mjekësore ushtarake të Beogradit , njëri është jashtë rrezikut për jetë, ndërsa i dyti në gjendje të rëndë shëndetësore.

Ministri serb i Mbrojtjes, Aleksandar Vuçiq urdhëroi hetim urgjent për shkaqet për aksidentin. (LajmeShqip.com)