Lajme Shqip Saturday, 02 July 2011 09:45

Varshavë – Kryetari i Bashkimit Evropian deklaroi në Varshavë me rastin e fillimit të kryesimit të Polonisë me BE-në, se në gjashtë muajt e ardhshëm mund të priten vendime të rëndësishme për disa vende nga Ballkani Perëndimor.

Ai në takimin me presidentin e Polonisë Bronislav Komorovski theksoi se Këshilli i BE-së javën e kaluar e ka përgatitur rrugën e inkuadrimit të Kroacisë drejt BE-së.

“Kjo do t’u jap nxitje të re vendeve nga Ballkani Perëndimor. Vendime të rëndësishme mund të priten gjatë kryesimit polak për disa nga vendet e Ballkanit Perëndimor, me kusht që ato në mënyrë energjike t’i vazhdojnë reformat”, porositi Rompuj.