Lajme Shqip Wednesday, 18 May 2011 11:29

Shangai, Rompuj: Pranvera arabe, domosdoshmëri e shtetit juridik

Shangai – Kryetari i BE-së, Herman Van Rompuj theksoi sot se në Kinë është i domosdoshëm shteti juridik, duke e lidhur këtë me ngjarjet e paradokohshme në botën arabe.

Në fjalimin e mbajtur në shkollën tregtare kinezo-evropiane në Shangai, Van Rompuj theksoi se tregjet dhe sipërmarrjet kanë nevojë, nga juristë kompetentë, që të zhvillohen.

“Nevojitet që çdoherë të nxjerrim mësim, posaçërisht në kontekst me pranverën arabe”, deklaroi ai. “Zhvillimi afatgjatë ekonomik dhe social si dhe stabiliteti, janë të pamundura nëse nuk mbështeten në shtetin juridik, drejtësinë sociale dhe respektimin e të drejtave të njeriut”, theksoi ai.

Pekini i përforcoi represionet ndaj pjesëmarrësve në lëvizjen protestuese politike, pasi që një disident kinez fitoi Çmimin Nobel, në tetor. Gjatë disa muajve të kaluar, dhjetëra avokatë dhe opozitarë u arrestuan nga autoritetet.

Pas bisedave me presidentin kinez Hu Xhintao, Rompuj do të ketë takim në Shangai me peshkopin 95-vjeçar, Xhin Luxhian nga Kisha katolike, të cilën Pekini e njohu, por nuk lejon që peshkopët të emërohen nga Vatikani.

Gjatë disa javëve të kaluara autoritetet arrestuan dhjetëra anëtarë të kishës lokale protestante. Van Rompuj në fjalimin e sotëm theksoi se firmat evropiane do të pendohen për shkak të çasjes së vështirë deri në tregun kinez.